Lajme
Përse duhet ta lani fytyrën me ujë të gazuar
Kur bëhet fjalë për kujdesin e fytyrës, secila prej nesh është në kërkim të zgjidhjeve të reja që sfidojnë veprimin e kohës, mungesën e përkujdesjes së vazhdueshme apo në rastin më të keq përdorimin e produkteve toksike. Shpeshherë këto alternativa nuk gjenden aspak në kremërat dhe trajtimet e shtrenjta, por në disa truke të thjeshta e si gjithmonë femrat koreane gjithmonë kanë diçka për të na mësuar. Në artikullin e sotëm, Living do t’ju zbulojë efektin çudibërës të ujit të gazuar dhe përdorimit të tij në trajtimin e fytyrës. Mbushni një enë (një legen ose tas të madh për shembull) ujë të gazuar, në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral) dhe zhysni fytyrën për 5-10 minuta.
Flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi. Larja e fytyrës ujë të gazuar hidraton lëkurën, bashkon fibrat e kolagjenit duke i dhënë qëndrueshmëri asaj dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.
Shënim: Rekomandohet vetëm një herë në javë dhe vetëm brenda një muaji do të shihni sa e shëndetshme dhe e shndritshme do të duket lëkura juaj.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












