Lajme
Përplasje Francë-Itali, për qasjen ndaj emigracionit
Franca insistoi në linjën e saj të ashpër kundër Italisë në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së, të mbledhur në Bruksel pas rastit të anijes “Oshën Viking”. Ministri i Brendshëm francez Zherald Darmonin përforcoi qëndrimin e tij, duke thënë se anijet që shpëtojnë njerëz në Mesdhe duhet të ankorojnë në portet e vendeve mesdhetare.
“Nëse Italia nuk lejon që varkat të ankorohen, atëherë ajo nuk respekton ligjin për detin dhe parimin e portit më të afërt. Nuk ka arsye që vende të tjera si Franca, apo Gjermania, të presin varkat me emigrantë që vijnë nga Afrika apo Azia”, tha Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm i Francës.
Mosmarrëveshje të tjera mbeten. Italia dhe tre vende të tjera mesdhetare, Greqia, Qipro dhe Malta, e cilësuan si “zhgënjyes” mekanizmin e rivendosjes vullnetare që parashikon ndarjen e azilkërkuesve, i hartuar nga presidenca franceze në qershor.
Ministrat e tyre kërkuan jo vetëm më shumë solidaritet nga vendet e tjera anëtare, por edhe një kornizë ligjore evropiane mbi operacionet e kërkim-shpëtimit. Qeveria italiane do të donte një kod sjelljeje për OJQ-të dhe Komisioni Evropian e sheh këtë opsion si të realizueshëm.
“Mendoj se çështja është e trajtueshme. Ne duhet të punojmë me OJQ-të, por në mënyrën e duhur, që respekton shtetet anëtare dhe në mënyrë që struktura e operacioneve të kërkim-shpëtimit të jetë funksionale. Dhe nëse kjo kërkon një model më të strukturuar pune, si një kod sjelljeje, atëherë ne do ta mbështesim”, u shpreh Margaritis Schinas, zv.president i Komisionit Evropian.
Ministrat shprehën reagimin e tyre ndaj planit të veprimit për Mesdheun Qendror të prezantuar nga Komisioni, që përfshin një bashkëpunim më të ngushtë me vendet afrikane. Një plan i ngjashëm do të paraqitet edhe për akset migratore të Ballkanit perëndimor, që përbëjnë shqetësim për shumë vende, pasi hyrjet ilegale u rritën me 168% krahasuar me vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













