Lajme
Përplasen dy avionë pasagjerësh në aeroport në Angli
Në Londër raportohet se janë përplasur dy avionë pasagjerësh ndërkohë që po lëviznin në pistë në aeroportin Heathrow, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes, ndërkohë që besohet se aeroplani i Korean Air 777 ‘përplasi’ një avion të Icelandair 767, përcjell albinfo.ch.
Mënyra se si ndodhi aksidenti në fillim ishte e paqartë, por mediat angleze kanë raportuar se dy avionët janë goditur në zonën e krahëve, por incidenti nuk raportohet të jetë i rëndë.
Avioni i Korean Air do të nisej nga Londra në orën 19:35 për në Seul, Kore.
“Jam i sigurt se ‘gërvishtëm’ një avion tjetër. Na është thënë se do të kthehemi në ‘gate’ për shkak të një problemi teknik. Por, kjo ishte 15 minuta më parë dhe ne ende nuk kemi lëvizur”, shkroi në Twitter një nga pasagjerët.

E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












