Lajme
Përmbytja e anijes në Itali, shkon në 100 numri i viktimave
Më shumë se 100 njerëz, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën nga përmbytja e varkës në jug të Italisë.
Raportohet se të paktën 63 emigrantë janë konfirmuar të vdekur, mes tyre 12 fëmijë, përfshirë një foshnjë, përcjell albinfo.ch.
Varka, ku raportohet se kishte rreth 200 njerëz, iu përplas me shkëmbinjtë ndërsa po përpiqej të ankorohej pranë Crotone të dielën.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u ka kërkuar institucioneve të BE-së që të ndërmarrin veprime për të ndaluar udhëtimet klandestine me anije me emigrantë.
Në bordin e varkës, e cila ishte nisur nga Turqia disa ditë më parë, raportohet se kishte emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani.
Roja bregdetare tha se 80 njerëz kanë mbijetuar, disa prej të cilëve mbërritën me not në bregdet. Ndërkohë dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Një i mbijetuar u arrestua me akuzën e trafikimit të emigrantëve, tha policia doganore.
Një 16-vjeçar nga Afganistani humbi motrën e tij 28-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në plazh pranë tij.
Gjithashtu një 43-vjeçar nga Afganistani mbijetoi së bashku me djalin e tij 14-vjeçar, por gruaja dhe tre fëmijët e tjerë, të moshës 13, 9 dhe 5 vjeç, nuk ia dolën dot. Një tjetër grua afgane e përlotur nuk lëvizte nga plazhi pasi humbi burrin e saj.
“Kjo është një tjetër tragjedi që po ndodh pranë brigjeve tona. Ajo na kujton të gjithëve se Mesdheu është një varr masiv gjigant”, tha Francesco Creazzo, nga organizata joqeveritare SOS Méditerranée.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












