Kosova
Përleshja fizike në Parlamentin e Kosovës, temë e mediave ndërkombëtare
Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë kryetemë e mediave botërore.
Daily Mail raporton se përleshja fizike mes deputetëve filloi kur Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës iu afrua kryeministrit Albin Kurti, të cilin e spërkati me ujë.
Mjaftoi ky veprim që deputetë të opozitës dhe pozitës të përleshen fizikisht, duke detyruar edhe sigurimin që të futet brenda sallës për ta vënë nën kontroll situatën.
Kujtojmë që seanca e Parlamentit të Kosovës është anuluar përkohësisht derisa u qetësua situata dhe më pas u vazhdua.
Ndryshe lidhur me dhunën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, i cili dënoi përleshjen fizike.
E-Diaspora
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri