Lajme
Përkeqësohet situata me Covid në Zvicër
Ndërsa Omicron po përhapet si flakë në Zvicër, duke infektuar një numër rekord njerëzish, autoritetet shëndetësore po japin alarmin për situatën epidemiologjike që po përkeqësohet me shpejtësi
Për herë të parë që nga fillimi zyrtar i pandemisë Covid në fund të shkurtit 2020, numri i infeksioneve në vend ka arritur numrin më të lartë ndonjëherë të mërkurën: Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) ka raportuar 31,109 raste të reja, ndërsa të enjten shkoi edhe më lart, 32 mijë, përcjell albinfo.ch.
Kjo shifër është 50 për qind më e lartë se rekordi i mëparshëm një ditë më parë, kur FOPH regjistroi më shumë se 20,000 infeksione. Raporti i ri e çon shkallën e infeksionit për 100,000 njerëz në 2,315,58, nga 1,531,47 vetëm një javë më parë.
Përqendrimi më i lartë i infeksioneve (4,312.71 / 100,000) është në Ticino, i ndjekur nga Jura (4,217.94).
Gjeneva (3,784,59), Valais (3,738,56), Graubünden (3,208,96), Vaud (3,138.09) dhe Fribourg (3,006.80), gjithashtu e kalojnë shumë shkallën e infektimit kombëtar, përcjell tutje albinfo.ch.
Në aspektin gjeografik, pikat e infeksionit u zhvendosën nga rajonet lindore dhe qendrore, të cilat ishin më të prekurat në mes të dhjetorit, në kantonet perëndimore.
Hospitalizimet
Nëse ka ndonjë lajm ‘të mirë’ mes kësaj fatkeqësie epidemiologjike, është se pranimet në spitale të lidhura me Covid-in nuk janë ngjitur krahas infeksioneve të reja.
Ndërsa njësitë e kujdesit intensiv mbeten afër kapacitetit në disa kantone, duke përfshirë Cyrih, Gjenevë, Solothurn, Lucern dhe Fribourg, në përgjithësi, 306 shtretër të kujdesit intensiv janë të zënë nga rastet e koronavirusit më 4 janar, 373 nga pacientë “të rregullt”.
Në baza kantonale, përqindja më e lartë e pacientëve me Covid (82.4 përqind) është në Solothurn, e ndjekur nga Graubünden (55.6 përqind).
Ekspertët thonë se nëse ICU nuk e kanë arritur ende kapacitetin e tyre të plotë, kjo është për shkak të vaksinimit.
Ndërsa mbetet shumë pasiguri në lidhje me nivelin e mbrojtjes që ofrojnë vaksinat kundër variantit Omicron, i cili tani është mbizotërues në Zvicër, një studim i ri i publikuar nga autoritetet shëndetësore britanike konfirmon se vaksinimi i plotë ofron rezistencë të fortë kundër formave të rënda të sëmundjes, si dhe shtrimet në spital.
Këtë e ka konfirmuar një epidemiolog zviceran Didier Trono. “Shifrat tregojnë se me një dozë të tretë të vaksinës, ne kemi 88 për qind më pak shanse për të përfunduar në spital nëse jemi të infektuar me Omicron,” tha ai.
Sidoqoftë, zyrtarët thonë se rritja e shpejtë e shkallës së infeksionit midis të pavaksinuarve mund të ndikojë së shpejti në sistemin e kujdesit shëndetësor.
“Situata është shumë e tensionuar për shkak të Omicron. Spitalet kanë ende kapacitet, por duhet të përgatiten për raste më të rënda”, tha ministri i Shëndetësisë Alain Berset në një konferencë për shtyp të mërkurën.
Për sa i përket vdekjeve, normat mbeten relativisht të ulëta në të gjithë vendin, gjë që ekspertët ia atribuojnë edhe vaksinimeve.
Çfarë po bëjnë autoritetet për të frenuar përhapjen e infeksioneve?
Deri më tani, kryesisht flasim.
Berset njoftoi të mërkurën se qeveria vendosi të mos vendosë masa më të rrepta për Covid për momentin, megjithëse kufizime të mëtejshme (përfshirë mbylljet) janë gati për t’u zbatuar nëse situata vazhdon të përkeqësohet.
Metrika vendimtare nuk është se sa njerëz po infektohen me virusin, por sa prej të infektuarve sëmuren rëndë.
“Faktori vendimtar është se sa njerëz të infektuar me Omicron kanë nevojë për kujdes intensiv,” tha Berset.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












