Lajme
Përfshirja në dosjen Epstein, shkak për dorëheqjen e Lajçakut
Ai ka mohuar rregullisht se ka pasur raporte të afërta me Epstein, por dosja e fundit, sipas dokumenteve të publikuara, dëshmon të kundërtën
Miroslav Lajçak, Ish-emisar evropian për dialog, është dorëhequr nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, pasi u konfirmua përfshirja e tij me Jeffrey Epstein.
Në dokumentet e lëshuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emri i Lajçakut përmendet mbi 300 herë, raporton rtklive.com. Ai ka diskutuar me financierin amerikan, i akuzuar për trafikim seksual të të miturve, një sërë temash – nga çështje gjeopolitike deri te ato personale, përfshirë edhe gratë dhe vajzat e reja që, sipas dokumenteve, Epstein i ofronte në pronën e tij për persona të fuqishëm nga skena amerikane dhe ndërkombëtare.
Dokumentet tregojnë se Lajçak ishte ftuar në shtëpinë e Epstein në Florida, një rezidencë që tashmë njihet si vend ku, sipas hetimeve, kanë ndodhur abuzime ndaj vajzave të reja dhe janë organizuar festa të mbyllura për mysafirë me ndikim.
Miroslav Lajçak ka mohuar rregullisht se ka pasur raporte të afërta me Epstein, por dosja e fundit, sipas dokumenteve të publikuara, dëshmon të kundërtën.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka konfirmuar se ka pranuar dorëheqjen e Lajçakut. Në korrespondencën me Epstein, Lajçak përmend edhe vetë Ficon, të cilin e ofron si zë të ekstremit të djathtë brenda Bashkimit Evropian.
Që nga rikthimi i tij në pushtet, Robert Fico është shfaqur si skeptik ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, me qëndrime pro-ruse dhe kritika të vazhdueshme ndaj mbështetjes për Ukrainën.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











