Lajme
Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane u pritën nga Kryeministri i Kosovës
Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane, në përbërje nga kryetari Nazmi Viqa, nënkryetari Zenun Krasniqi, drejtori i financave, Vllazmin Kelmendi, sekretari Nexhmedin Veliqi, anëtari i kryesisë, Bekim Borovci dhe Faton Blakqori u pritën nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm, e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.
Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret të gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.
Fokusi i bisedës nga përfaqësuesit e Unionit ishte kërkesa që anëtarëve, respektivisht afaristëve të Unionit t’u mundësohët qasja në projektet ekonomike në Kosovë, si prodhimi i energjisë solare dhe të erës. Qasje e cila do të realizohej përmes një fondi investues të përbashkët të themeluar dhe menagjuar nga Unioni.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset, anëtare të Unionit në Kosovë dhe trendet aktuale të ekonomisë kosovare.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











