Kosova
Përfaqësuesit e MDIS-it, takohen me rrjetet e juristëve dhe avokatëve të diasporës
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në kuadër të planit të punës për vitin 2019, në bashkëpunim me misionet diplomatike, ka zhvilluar takime me rrjetet e juristëve/avokatëve të diasporës në Gjermani: në Munih, Frankfurt dhe Berlin, si dhe në Zvicër: në Gjenevë, Bernë dhe Cyrih. Qëllimi i këtyre takimeve ishte nxitja e themelimit të shoqatave të avokatëve shqiptaro-gjermane, përkatësisht zvicerane.
Në takimet me juristë/avokatë të diasporës në Gjermani dhe Zvicër është diskutuar rëndësia e organizimit të diasporës, në veçanti organizimi i profesionistëve, përkatësisht i avokatëve dhe juristëve të diasporës në struktura formale si shoqatë, përmes së cilës do të krijohej një mundësi shumë më e lehtë e bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe institucioneve të Kosovës. Po ashtu, kjo formë e organizimit do të mundësonte edhe identifikimin e profesionistëve të fushave përkatëse, meqë do të kishte një adresë të përbashkët, përcjellë albinfo.ch
Organizimi dhe themelimi i Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Gjermanë/Zviceranë ka rëndësi të shumëfishtë për avokatët dhe juristët e diasporës. Përmes saj, do të krijoheshin njohje që do të rezultonte me bashkëpunim më të ngushtë mes komunitetit shqiptar që jeton në diasporë. Po ashtu ,kjo formë e organizimit do të mundësonte një partneritet në bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore.
Të pranishmit në këto takime u zotuan se, në koordinim edhe me avokatë/juristë të tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani dhe Zvicër, do të ndërmarrin veprime të nevojshme për themelimin e shoqatave të avokatëve shqiptaro-gjermane në Gjermani dhe shqiptaro- zvicerane në Zvicër.
Po ashtu, ata u zotuan se ky proces do të përmbyllet në vitin 2020, kështu që deri atëherë palët e përfshira do të bashkëpunojnë që t’i identifikojnë juristët dhe avokatët në diasporë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













