Lajme
Për tri ditë, rreth 20 mijë certifikata janë shkarkuar në E-Kosova
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të shtunën se interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar shërbimet elektronike të sapolansuara në platformën E-Kosova është i lartë.
Në vetëm tre ditë, bëhet e ditur se janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata të gjendjes civile.
Qeveria është zotuar ta vazhdojë digjitalizimin e shërbimeve, duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme.
“Interesim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapolansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata. Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve, duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme”.
“Nga e enjtja e javës së kaluar certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/Service/12”, thuhet në njoftimin për media.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











