Lajme
Gjendja serioze: Qeveria Zvicerane mobilizon 2500 pjesëtarë të ushtrisë
Për shkak të numrit të madh të rasteve dhe situatës së rënduar në spitale, Qeveria nuk përjashton rrezikun që burimet e kantoneve të shterrojnë kapacitetet e tyre
Për të tretën herë gjatë dy viteve të krizës shëndetësore, Këshilli Federal i bën thirrje ushtrisë për të luftuar pandeminë e koronës. Deri në 2500 anëtarë të ushtrisë duhet të vihen në mbështetje të spitaleve thuhet në një komunikatë shtypi të ushtrisë.
Arsyeja konkrete për këtë vendium të qeverisë është kjo: Për shkak të numrit të madh të rasteve dhe situatës së rënduar në spitale, Këshilli Federal nuk përjashton rrezikun që burimet e kantoneve të arrijnë kufijtë e skajshëm të kapaciteteve të tyre, transmeton albinfo.ch.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (VBS), misionet e mëposhtme janë të mundshme në këto aktivitete: Mbështetje për infermierinë në spitale, mbështetja të vaksinimit; mbështetje me transportin e pacientëve me korona; Mbështetja e njësive të kujdesit intensiv dhe mbështetje materiale (ventilatorë dhe monitorim), shkruan srf.ch.
Ushtria do të ndërhyjë vetëm kur kantonet të kenë shteruar të gjitha burimet e tyre. Disa nga kriteret për një gjë të tillë janë:
Mbrojtja civile, shërbimet komunale dhe brigadat e zjarrfikësve kanë angazhuar tashmë maksimumin e kapaciteteve të tyre.
Kantonet nuk mund të rekrutojnë staf shtesë në tregun e punës.
As të papunët, studentët e mjekësisë, samaritanët dhe as vullnetarët nuk janë të disponueshëm në masë të duhur.
Transferimi i pacientëve në spitale të tjera nuk lejohet.
Ndërhyrjet mjekësore që presin do të shtyhen nëse kjo liron kapacitetet.
Qeveria federale planifikon të rekrutojë kryesisht pjesëtarë të forcave të armatosura që janë në kursin e rifreskimit (WK), vullnetarë me trajnim mjekësor dhe personel të shërbimit mjekësor.
Dislokimi do të kufizohet deri më 31 mars, përcjell albinfo.ch. Por, për shkak se ky mobilizim zgjat më shumë se tri javë, ai duhet të miratohet nga Parlamenti; Porosia për këtë do t’u dërgohet dy dhomave të Parlamentit.
Deri më tani, tre kantone – Jura, Neuchâtel dhe Valais – kanë kërkuar ndihmë nga ushtria, ka konfirmuar një zëdhënës i ushtrisë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












