Lajme
Për një javë, 25 gra raportuan dhunë në familje
Hiç më pak se 33 raste të dhunës në familje janë raportuar në polici gjatë javës që po e lëmë pas.
Shumica e rasteve të dhunës janë ato të burrave ndaj grave të tyre, por ka edhe raste kur gruaja ka sulmuar fizikisht nënën e saj si dhe vëllai motrën.
Vetëm në raportin e sotëm të dërguar nga Policia e Kosovës janë 10 raste të dhunës në familje. Përderisa nga 33 rastet në përgjithësi, 25 janë viktima gra.
Rastet e 24 orëshit të fundit janë në Prishtinë, Partesh, Ferizaj, Shtime, Prizren, Pejë e Istog.
Në Prishtinë viktima femër është sulmuar nga babai i saj.
Në Partesh burri ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Në Ferizaj babai nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar djalin.
Në Shtime djali ka sulmuar babanë e tij, pasi të njëjtit kishin pasur një mosmarrëveshje rreth një blerje të veturës.
Në Prizren burri dhe vjehrri kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes e resë.
Në Pejë, Prizren e Istog gratë kanë qenë cak të dhunës fizike e psikike nga burrat e tyre.
Ndërsa, në Gjakovë vajza ka pasur një përleshje me nënë e saj.
Ndërsa ditëve të tjera nga raporti shihet se shumica e viktimave nga dhuna në familje gjashtëditore janë gra, të cilat kanë përjetuar dhunë fizike e psikike nga burrat e tyre apo edhe babai i burrit të tyre.
Përderisa janë vetëm dy raste kur një grua në Gjakovë ka sulmuar nënën e saj dhe vëllui motrën e tij në Prishtinë.
Qyteti që ka më së shumti raste të dhunës është Prishtina me 9 raste, pastaj Prizreni e Peja me dy, ndërsa Parteshi, Shtimja, Vitija, Ferizaj, Istogu, Gjakova, Malisheva e Mamusha janë me nga një rast.
Të dhënat e papërpunuara nga raportet policore nga data 8 deri 2 maj
7 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga babai i saj / Prishtinë
7 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj / Partesh
7 MAJ: Babai sulmon djalin e tij / Ferizaj
7 MAJ: Djali sulmon babain e tij / Shtime
7 MAJ: Gruaja ka pasur presion psikik e fizik nga burri dhe vjehrri i saj/ Prizren
7 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj / Pejë
7 MAJ: Gruaja sulmohet nga burri i saj / Istog
7 MAJ: Gruaja raporton për dhunë psikike nga dy meshkuj kosovar/ Pejë
7 MAJ: Gruaja ushtron dhunë ndaj nënës së saj / Gjakovë
7 MAJ: Gruaja sulmohet nga burri dhe vjehrri / Malishevë
6 MAJ: Gruaja dhe fëmijet e saj sulmohen fizikisht nga familja / Prishtinë
6 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga vëllau / Prishtinë
5 MAJ: Një burrë sulmohet fizikisht nga një burrë tjetër / Prishtinë
5 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga një mashkull / Gjilan
5 MAJ: Gruaja sulmohet nga një mashkull / Mamushë
5 MAJ: Gruaja sulmohet nga një mashkull / Mitrovicë
4 MAJ: Gruaja sulmohet nga burri i saj / Fushë Kosovë
4 MAJ: Gruaja sulmohet nga burri i saj / Lipjan
4 MAJ: Dy gra sulmohen fizikisht nga burrat e tij / Prishtinë
4 MAJ: Babai sulmon djalin e tij / Prizren
4 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj / Prizren
3 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj / Gllogoc
3 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj / Prishtinë
3 MAJ: Gruaja sulmohet nga burri i saj / Gjakovë
3 MAJ: Gruaja sulmohet nga burri i saj / Rahovec
3 MAJ: Gruaja dhe kolegu i saj sulmohen fizikisht nga burri i saj / Mitrovicë, Veri
2 MAJ: Motra sulmohet fizikisht nga vëllau i saj / Podujevë
1 MAJ: Guaja kanoset nga djali i vëllaut të saj / Fushë Kosovë
1 MAJ: Djali sulmohet fizkisht nga babai pas një mosmarrëveshje / Viti
1 MAJ: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













