Integrimi
Për 9 muaj, 389 kosovarë bëhen me pasaportë austriake
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shprehin interesim të madh për t`u pajisur me pasaportë austriake. Vetëm në nëntë mujorin e parë të vitit 2015, këtë pasaportë e kanë marrë 389 kosovarë, njofton “albinfo.ch”
Sipas statistikave të fundit në Austri në nëntë mujorin e parë të vitit 2015 gjithsej 6093 banorë të huaj kanë marr nënshtetësi austriake. Këto shifra tregojnë se janë rreth 422 përfitues më shumë se në periudhën kohore të vitit të kaluar. Interesimi më i madh për pasaportë austriake është kryesisht nga shtetasit e vendve të Ballkanit, raporton “krone.at”
Numri më i madh i atyre që tashmë janë bërë austriakë të rinj, vjen nga Bosnja me 911, të ndjekur nga turqit me 774, serbët 467, banorët nga Kosova me 389, Ukraina 252, rusët 212, Egjipti 167, rumunët 164, indianët 163 dhe banorët nga Maqedonia me 155.
Sipas regjioneve, rritje më e madhe e përfituesve të pasaportës austriake është shënuar në Vjenë (17,2. për qind), në Vorarlberg (10 për qind), e ndjekur më pas nga landi Kärnten (5,9. për qind), Salzburgu (3,3 për qind), Austria e Ultë (3,1. për qind) në Steiermark (2,4. për qind). Ndërsa më së paku kërkesa për pasaportën austriake janë shënuar në Austrinë e Epërme me vetëm (0.1 për qind).
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












