E-Diaspora
Pensionistët imigrantë, të mbrojtur sipas të drejtës së Bashkimit Evropian (BE)
Në nivelin e të Drejtës Evropiane, ata përfitojnë nga ligji i sigurimeve shoqërore. Koordinimi i sistemeve të pensioneve rregullohet me kujdes në nivelin e të drejtës evropiane
Në ditët e sotme shifrat tregojnë se migracioni po bëhet një fenomen i qenësishëm i shoqërisë. Pa hyrë në detaje, ka disa arsye që i shtyjnë njerëzit të lëvizin. Sidoqoftë, arsyet më të zakonshme janë nga llojet si vijon: sociale, ekonomike, politike, fizike dhe gjeografike.
Pyetja që na sfidon të dimë është: në cilin drejtim do të drejtohet migracioni? Në të ardhmen mund të konsiderojmë se migrimet do të rriten, dhe ato do të jenë në dy drejtime: i pari, migrim për të kërkuar punë dhe një destinacion i dytë, i kundërt, në kohën e pensionit. Dhe, kjo është ajo ku unë doja të vija te pensionistët imigrantë.
Sa u përket pensionistëve imigrantë, sot, nuk jemi duke biseduar shumë për ata, megjithatë është një fenomen i paparë më herët, që paraqitet para syve tanë dhe që kalon pa u vënë re nga shumë prej nesh.
Në realitet, ne gjejmë koloni të pensionistëve imigrantë në vendet e Mesdheut, që mërgojnë në vendet si vijon: Greqi, Qipro, Maltë, Kroaci etj. Faktorët tërheqës të këtij migracioni në vendet e ngrohta janë të qartë sepse pensionistët imigrantë tërhiqen nga kushtet e favorshme klimatike dhe kostoja më e lirë e jetesës. Përveç kësaj, ata duan të bëjnë një jetë të mirë si ajo që ata kishin gjatë kohës kur ishin në punë. Kështu, disa për të jetuar më mirë, të tjerët për të jetuar me dinjitet, fare thjesht. A po e ndryshojnë vërtet pensionistët imigrantë peizazhin e vendit pritës? Në fakt jo me të vërtetë, përveç vendit të tregut, plazhet e detit dhe shtigjet e shëtitoreve.
Çfarë ka të re në lidhje me të drejtat e tyre? Ajo që është e sigurt është se në nivelin e të Drejtës Evropiane ata përfitojnë nga ligji i sigurimeve shoqërore. Koordinimi i sistemeve të pensioneve rregullohet me kujdes në nivelin e të drejtës evropiane. Në të vërtetë, Bashkimi Evropian (BE) duket i avancuar dhe është një udhëheqës kur bëhet fjalë për koordinimin e sistemeve të pensioneve.
Është Rregullorja Nr. 883/2004 e BE-së dhe marrëveshja bilaterale 2002 Zvicër & BE, e cila u vjen në ndihmë pensionistëve imigrantë dhe u lejon atyre të lëvizin në vendet e BE-së dhe në Zvicër, duke ruajtur të drejtat e sigurimeve shoqërore.
Si funksionon? Ja një rast. Duke supozuar se personi X ka punuar në disa vende të BE-së, përfshirë Zvicrën, A (Francë) B (Belgjikë) C (Gjermani) D (Zvicër), ai merr një pension të plotë dhe dëshiron / vendos për të shkuar të jetojë në një vend me klimë të ngrohtë, personi mund ta bëjë këtë falë të drejtës së koordinimit të BE-së me kusht që të jetë i anëtarësuar në një nga sistemet e pensioneve të një vendi të BE-së ose në Zvicër. Kjo rregull koordinimi që buron nga Rregullorja 883/2004 është një “acquis communautaire’’ në ligjin e BE-së, i cili meriton të mbahet në pah për shtetasit e BE-së dhe Zvicrës.
Në fund të fundit, ne jemi të gjithë më në fund migrues dhe rregullat e koordinimit të BE-së vihen në shërbim të të gjithë njerëzve dhe përfshirë pensionistët që lëvizin brenda BE-së dhe Zvicrës!
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit