Lajme
Pensionet mesatare në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi në maje
Mbështetur në të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë, pensioni mesatar në këtë shtet është më i vogli në rajon, me përjashtim të Kosovës, për të cilën nuk ka të dhëna ekzakte për lartësinë e pensionit mesatar
Shuma e pensionit mesatar në Mal të Zi është më e larta nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Pensioni mesatar në Mal të Zi për muajin tetor është 359 euro dhe është dukshëm më i lartë se pensioni mesatar në Serbi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Shqipëri.
Prej fillimit të vitit, Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Malit të Zi tri herë ka harmonizuar pensionet, që ka bërë që pensionistët malazezë të kenë pensione dukshëm më të larta se pensionet në vendet e rajonit.
Përmirësimi i fundit nga 1 shtatori, i cili e rriti masën e pensionit më të ulët në 253 euro, ndikoi ndjeshëm në rritjen e pensionit mesatar.
E sigurt është se pensionet në Mal të Zi do të vazhdojnë të rriten edhe në muajt në vijim dhe rritja e parë e ndjeshme do të jetë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Më pas do të hyjë në fuqi ndryshimi i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili parasheh që pensioni minimal të jetë 270 euro. Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e pensionit mesatar në vend. Aktualisht në Mal të Zi janë 128.000 përfitues pensionesh.
Planifikohet rritja e pensioneve edhe në vitin 2023
Qeveria e Malit të Zi në fillim të nëntorit prezantoi projekt buxhetin për vitin 2023. Drafti i propozuar parasheh 35 milionë euro për rritjen e pensioneve në vitin e ardhshëm. Megjithatë, fakti që fondet e munguara në buxhet për vitin e ardhshëm parashikohen në nivelin prej 705 milionë eurosh, vërteton se gjendja financiare në Mal të Zi nuk është më e mira.
Paga minimale në Mal të Zi është 450 euro
Krahas pensioneve, në Mal të Zi që nga fillimi i vitit është rritur edhe paga minimale, e cila ka ndikuar edhe në rritjen e pagës mesatare në vend. Paga minimale është rritur nga 250 në 450 euro, ndërsa ajo mesatare nga 500 në 718 euro. Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon rritje të pagave për pedagogët, punonjësit në administratën publike, zjarrfikësit, policinë dhe punonjësit e mjekësisë.
Serbi, mesatarja e pensioneve, 287 euro
Me rritjen e fundit, pensioni mesatar në Serbi është 287 euro. Numri i pensionistëve në Serbi llogaritet të jetë mbi 1.640.000.
Pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut, 283 euro
Duke filluar nga muaji tetor rreth 330 mijë pensionist në Maqedoninë e Veriut marrin pensione më të lartë për më shumë se 17 euro. Bazuar në ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe sipas Metodologjisë për harmonizim të pensioneve pagën mesatare në vend të miratuar nga Qeveria pensioni mestar në Maqedoninë e Veriut në tetor ishte 283 euro.
BH, pensioni mesatar 272 euro
Pensioni mesatar në Bosnjë e Hercegovinë në tetor ishte 272 euro. Përfitues të pensioneve në BeH sipas të dhënave të Entit për Sigurim Invalidor janë mbi 420 mijë qytetarë.
Shqipëria me pensionin mesatar më të ulët
Mbështetur në të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë pensioni mesatar në këtë shtet është më i vogli në rajon, gjegjësisht lartësia e tij nuk e tejkalon shumën prej 130 euro. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 në Shqipëri numërohen 668.890 pensionistë.
Pensioni mesatar në Slloveni është 812 euro.
Sllovenia dhe Kroacia, si anëtarë të BE-së, kanë pensione dukshëm më të larta se pjesa tjetër e vendeve të rajonit. Në Slloveni që nga nëntori,
Pensioni mesatar prej këtij nëntori në Slloveni është 812 euro, kurse në Kroaci pensioni mesatar në tetor ishte 410 euro./Trtbalkan
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova












