Kosova

PDK e AAK të ndara lidhur me zgjedhjet e parakohshme

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë qëndrime të ndara lidhur me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin e partisë se janë pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja ka deklaruar se janë kundër kësaj, transmeton gazetablic, përcjell Albinfo.ch.

“Pro shpërndarjes, dhe gjitha opsionet tjera na dërgojnë në formulë kushtetuese, të cilat pastaj i japin mundësinë Kurtit që t’i fusë në lojë partitë parlamentare dhe të blejë në kohë për ta përmbyllur mandatin”, ka deklaruar Berisha.

Lekaj ka shtuar se së pari duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, “e dimë që nuk bëhet, por ky është qëndrimi i Aleancës”./Albinfo.ch/