Jeta në Zvicër
Pasurohet me ari fshati zviceran
Fshati Klingnau ka marrë një lajm të mirë, pasi i është lejuar të mbajë ari me vlerë prej 100 mijë frangave, pasi ishin gjetur në një fushë, pesë vjet më parë, shkruan “The Local”.
Sipas ligjit zviceran nëse brenda pesë vjetësh nuk gjenden pronarët e arit, atëherë kalon në atë që e ka gjetur, përcjell albinfo.ch.
Dy punonjës të komunës kishin gjetur shufra ari në një qese plastike në vitin 2012 në një fushë, njoftoi agjencia e lajmeve “ATS”. Por, pasi ari u gjend gjatë kryerjes së detyrave të tyre për komunën, me ligj palët ishin detyruar të transferonin tek punëdhënësi i tyre.
Hetimi i kryer nuk ka gjetur pronar, edhe pse fillimisht u mundua se i taktonte një boshnjaku, që ishte në burg, kur u zbulua thesari. Por, pronarët e vërtetë asnjëherë nuk u gjetën.
Tashmë ari është zyrtarisht pronë e Klingnau, edhe pse dy punonjësit komunalë që gjetën arin kanë drejtë të marrin 10 % të vlerës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara në Westchester Shqiptarja Thëllënza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në kuadër të Shoqatës së Kombeve të... -
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












