Lajme
Pasojat që mund të lë Covid tek fëmijët
Për fat të mirë, shumica e fëmijëve që kishin korona nuk kishin një pamje klinike më të rëndë. Megjithatë, mjekët në Amerikë kanë zbuluar se sëmundja mund të shkaktojë probleme muaj pasi ata janë infektuar fillimisht. Në revistën “JAMA Network Open”, ekspertët nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland thanë se fëmijët që janë ekspozuar ndaj koronës kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin brenda gjashtë muajve pas Covid.
“Diabeti i tipit 1 konsiderohet një sëmundje autoimune. Kjo ndodh kryesisht sepse mbrojtja imune e trupit, e cila aktivizohet kur virusi hyn në trup, sulmon edhe qelizat që prodhojnë insulinë, e cila ndalon prodhimin e insulinës dhe shkakton sëmundjen“, tha profesoresha Pamela Davis nga ky universitet, siç raportohet nga “The Sun”.
Gjithashtu, mjekët shqyrtuan të dhënat e të gjithë të diagnostikuarve me infeksione respiratore që nuk kanë lidhje me Covid. Ekspertët zbuluan se rreziku i zhvillimit të diabetit ishte dukshëm më i lartë për ata të infektuar me SARS-CoV2 krahasuar me ata me infeksione të frymëmarrjes jo-covid.
Megjithatë, studiuesit thanë se nuk është e qartë nëse Covid shkakton sëmundjen.“Familjet me rrezik të lartë të diabetit të tipit 1 duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe dhe të monitorojnë nëse simptomat e diabetit do të shfaqen tek fëmijët e tyre pas Covid. Megjithatë, hulumtimi është në vazhdim dhe është e rëndësishme që ne të kemi një kuptim të mirë të lidhjes midis rasteve të reja të diabetit dhe koronavirusit, por pavarësisht nëse keni pasur Covid-19 apo jo, është e rëndësishme të njihni shenjat dhe simptomat e Diabeti i tipit 1 për t’u kujdesur”.
Këto janë simptomat e diabetit të tipit 1:
* Diureza e shtuar, d.m.th. sasia e urinës së ekskretuar është një nga simptomat e para. Urinimi në shtrat është i zakonshëm tek fëmijët me diabet të sapo diagnostikuar.
* Etja dhe shikimi i turbullt
* Humbje peshe, pavarësisht oreksit normal ose të rritur.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











