Shqipëria
Pasiguria rreth pronave, Shqipëria renditet e pesta në Evropë
Shqipëria renditet e 5-ta në Evropë, ku 20% e të rriturve në vend ndihen të pasigurt në lidhje me pronën dhe strehimin
Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rritje globalisht, duke përfshirë edhe Evropën, paralajmëron një raport i ri.
Rritja e kostove të qirasë dhe hipotekës janë ndër shtytësit kryesorë të këtij perceptimi në rritje të pasigurisë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Vlerësimi më i fundit global i sigurisë së pronësisë së tokës dhe banesave zbulon tendencat shqetësuese. Sipas Prindex* Report 2024, afërsisht 1.1 miliardë të rritur në mbarë botën – që përfaqësojnë 23% të popullsisë globale – ndjehen të pasigurt për të drejtat e tyre për pronë ose tokë. Ky perceptim është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit.
Shqipëria renditet e 5-ta në Evropë, ku 20% e të rriturve në vend ndihen të pasigurt në lidhje me pronën dhe strehimin.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore, pothuajse një në pesë të rritur (19%) raporton se ndihet i pasigurt. Presionet financiare, të tilla si rritja e kostove të qirasë dhe hipotekave, janë ndër kontribuuesit kryesorë të kësaj pasigurie në rritje në Evropë.
Në Shqipëri 8% e të anketuarve ndjehen të pasigurt për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në pronë. Ndërsa 7% ndihen të pasigurt nga frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largohen.
Në Mal të Zi dhe Serbi faktori kryesor nxitës i pasigurisë është frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largoheni nga prona. Ndërsa në Kosovë faktor kryesor i pasigurisë janë mosmarrëveshjet me familjen ose të afërmit.
Në vitin 2024, në mesin e 19 vendeve evropiane të përfshira në sondazh që përfshin anëtarët e BE-së, vendet kandidate dhe Mbretërinë e Bashkuar, Turqia dhe Greqia kryesuan listën si vende me nivele të pasigurisë 35 për qind ose më të larta. Pas tyre vjen Ukraina me 33%, me perceptimet e pasigurisë që janë rritur në mënyrë dramatike që nga pushtimi i Rusisë.
Në Qipro, një në katër individë (25%) shprehën ndjenjat e pasigurisë për tokën ose pronën e tyre të banimit, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, pasiguria e qëndrimit u raportua nga 14% e të anketuarve, një nivel më i lartë se ai i shumë vendeve të tjera evropiane.
Perceptimet më të ulëta të pasigurisë janë vërejtur në Lituani (6%), e ndjekur nga Bullgaria dhe Moldavia, të dyja me 7%. Ndërkohë, kjo shifër është 8% në Poloni, 11% në Itali dhe 12% në Hungari dhe Kroaci.
Të anketuarve që ndiheshin të pasigurt iu kërkua gjithashtu të tregonin arsyet e tyre. Rezultatet, të paraqitura si përqindje të ponderuara të kampionit të përgjithshëm, tregojnë se në nivel global, çështjet financiare dhe konfliktet janë shkaktarët kryesorë të pasigurisë së qëndrimit. Raporti zbuloi se rritja e pasigurisë lidhet me financat, gjë që prek një pjesë të madhe të popullsisë që mund të mos jetë në gjendje të paguajë qiranë, hipotekën apo kosto të tjera.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore, dy arsyet kryesore për pasigurinë e qëndrimit janë: “Pronari ose qiramarrësi mund t’ju kërkojë të largoheni” (10%) dhe “mungesa e parave ose burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në këtë pronë” (9%).
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025