Lajme
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026
Pasaporta e Zvicrës në mesin e më të fuqishmeve në botë
Zvicër vazhdon të renditet ndër vendet me pasaportën më të fuqishme në botë, duke zënë vendin e dytë në Indeksin Global të Pasaportave 2026, të publikuar nga Global Citizen Solutions, transmeton albinfo.ch.
Renditja tregon dominimin e vendeve evropiane, të cilat zënë nëntë nga dhjetë pozitat e para, ndërsa Singapor është i vetmi shtet jashtë Evropës që bën pjesë në “Top 10”.
Ndryshe nga renditjet tradicionale, të cilat bazohen vetëm në numrin e vendeve ku qytetarët mund të udhëtojnë pa vizë, ky indeks merr në konsideratë edhe faktorë të tjerë si mundësitë për investime, cilësinë e sistemit shëndetësor, sigurinë, nivelin e inovacionit, klimën, infrastrukturën sociale dhe politikat tatimore. Këta elementë synojnë të vlerësojnë jo vetëm lirinë e lëvizjes, por edhe cilësinë e përgjithshme të jetesës që ofron secili shtet.
Në krye të renditjes qëndron Suedi, e ndjekur nga Zvicra. Në dhjetëshen e parë renditen gjithashtu Finlandë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Irlandë, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji dhe Singapori.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie në këtë renditje, duke u pozicionuar në vendin e 12-të për vitin 2026, pas rikthimit të disa regjimeve të vizave nga vende partnere. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











