Lajme
Pas Venezuelës, një tërmet i fuqishëm goditi edhe Japoninë
Tërmet 5.8 ballë godet Japoninë, lëkundet edhe zona e Tokios
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur prefekturën Chiba në Japoni të premten, duke shkaktuar lëkundje edhe në zonat pranë Tokios, por pa pasoja të mëdha dhe pa paralajmërim për cunami, sipas autoriteteve japoneze dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), përcjell albinfo.ch.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se tërmeti ka ndodhur në orën 12:46 sipas kohës lokale, me epiqendër në prefekturën Chiba dhe në një thellësi prej rreth 50 kilometrash, raportojnë mediat vendase.
Sipas agjencisë, tërmeti ka regjistruar intensitet maksimal sizmik prej 4 ballë në shkallën shtatë-nivelëshe të Japonisë dhe nuk paraqet rrezik për cunami.
Ndërkohë, USGS bëri të ditur se tërmeti ishte me magnitudë 5.8 ballë, me epiqendër rreth 4 kilometra në jug-juglindje të Yokoshibas dhe në një thellësi prej rreth 56 kilometrash.
Autoritetet kanë konfirmuar se deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













