Lajme
Pas rritjes së rasteve, Solothurni zgjeron detyrimin për maskë në shkolla
Në shkollën kantonale të Oltenit, një mësimdhënës është testuar pozitivisht për Covid-19 këtë javë. Më vonë, testimi i një të riu, nxënës i po kësaj shkolle, gjithashtu ka rezultuar pozitiv
Kantoni i Solothurnit ka vendosur të zgjerojë detyrimin për mbajtje të maskës në shkollat kantonale dhe profesionale nga e hëna e ardhshme, shkruan srf.ch.
Autoritetet e kanë justifikuar këtë masë me rritjen e numrit të infeksioneve, transmeton albinfo.ch. Si shkaktarë të drejtpërdrejtë për këtë vendim kanë shërbyer tre raste me Covid-19 në qytetin Olten të këtij kantoni.
Në shkollën kantonale të Oltenit, një mësimdhënës është testuar pozitivisht për Covid-19 këtë javë, ka njoftuar Kancelaria e Shtetit, e Kantonit të Solothurnit. Më vonë, testimi i një të riu, nxënës i po kësaj shkolle, gjithashtu ka rezultuar pozitiv.
Kjo është arsyeja pse tri klasa të kësaj shkolle ose gjithsej 57 persona, ndodhen aktualisht në karantinë, përcjell albinfo.ch. Një rast pozitiv kishte ndodhur edhe në BBZ (qendrën për formim profesional) në Olten, ku dy persona ishin në karantinë.
Vetëm në javën e kaluar, në kantonin e Solothurnit janë regjistruar 53 raste të reja, numër ky dukshëm më i madh sesa në javët e kaluara.
Departamenti i Arsimit dhe Kulturës (DBK) së bashku me mjekun kantonal ka vendosur që të hënën e ardhshme të zgjasë detyrimin për mbajtje të maskës në shkollat kantonale dhe profesionale të Solothurnit.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













