Për më shumë se një vit, Franca u raportua se e kundërshtonte Zvicrën në arenën diplomatike, sepse kjo e fundit bleu avionë luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara, në vend të avionit francez Rafale, përcjell albinfo.ch.
“Kjo krijoi njëfarë tensioni. Kishte pak inat për këtë vendim”, thotë Ignazio Cassis, i cili nuk është vetëm presidenti i Zvicrës, por edhe ministër i Jashtëm i saj.
Megjithatë, takimi të premten në Paris midis Cassis dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, “i dha fund një viti e gjysmë “tensionesh”, sipas raporteve të mediave.
“Zvicra dhe Franca janë miq”, shkroi Cassis në Twitter pas takimit.
Un plaisir de retrouver @EmmanuelMacron à #Paris. Nous avons salué les liens intenses qui unissent nos pays : humains, économiques & culturels 🇨🇭🇫🇷. La #Suisse et la #France sont #Plusquedesvoisins – nous sommes des amis. pic.twitter.com/fJQkidDBAc
— Ignazio Cassis (@ignaziocassis) November 11, 2022