Lajme
Pas ndeshjes Austri–Kosovë, kujtohen 27 vitet nga mikpritja e Austrisë për kosovarët
“Sot kthehemi aty jo si refugjatë, por si qytetarë të Kosovës së lirë”, thuhet në një mesazh që rikujton strehimin e kosovarëve në Austri gjatë luftës.
Kanë kaluar 27 vjet që nga koha kur Austria hapi dyert për mijëra qytetarë të Kosovës, të cilët u detyruan të largoheshin nga vendi gjatë ditëve më të vështira të luftës, transmeton albinfo.ch.
Sot, shumë prej tyre kthehen në Austri në rrethana krejtësisht të tjera: jo më si refugjatë, por si qytetarë të një Kosove të lirë dhe me kujtimin e mikpritjes që morën në atë periudhë.
Në një mesazh të publikuar në këtë përvjetor, kujtohet pikërisht ajo periudhë dhe ndihma e ofruar nga Austria.
“27 vite më parë, Austria na hapi dyert në ditët më të vështira. Sot kthehemi aty jo si refugjatë, por si qytetarë të Kosovës së lirë, me mirënjohje për mikpritjen dhe sigurinë që na ofroi atëherë”, thuhet në mesazh.
Mesazhi përmbyllet me një falënderim për Austrinë, duke theksuar se mikpritja dhe siguria e ofruar në një nga periudhat më të vështira për popullin e Kosovës mbeten pjesë e një kujtese që nuk harrohet.
“Disa gjëra nuk harrohen kurrë. Vielen Dank, Österreich!”, ishte mesazhi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











