Lajme
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kundër minishengenit nëse aty s’është edhe Kosova
Nisma e “Mini-Schengenit” ballkanik sërish ka nxjerrë në sipërfaqe dallimet mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat mbështesin nismat rajonale, por jo pa pjesëmarrjen në këtë nismë të të gjitha shteteve të rajonit.
Kryeministri Zaev, të martën i ka bërë thirrje partive politike shqiptare që publikisht të tregojnë se çfarë u pengon nga nisma për “Mini-Schengenin” ballkanik, që të mund të japë vlerësimin e tij për këtë nismë, të cilën e vlerëson në funksion të qytetarëve të shteteve të rajonit.
“Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, të tregojnë se çfarë i shqetëson lidhur me marrëveshjet e ‘Mini-Schengenit’ dhe unë jam gati të them se pse ato janë nënshkruar. Ato duhet të thonë se pse janë kundër, çfarë u pengon? Të tregojnë se a janë ata kundër uljes së taksave, a kundër kolonave të gjata në vendkalimet doganore … A janë ata kundër heqjes së vizave në tregun e punës në rastet kur një turist ka hyrë tashmë në një prej shteteve anëtare të nismës së ‘Mini-Schengenit’?”, u shpreh Zaev.
Ai tha se i gjithë rajoni është i interesuar për iniciativën dhe se kjo sipas tij u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Zaevi tha se Kosova gjithashtu mund t’i bashkohet iniciativës, por Kosova dëshiron të ftohet si një shtet më vete, e cila nga ana tjetër është pjesë e një problemi të pazgjidhur me Serbisë, ku vendet e tjera nuk mund të ndërhyjnë.
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut pa përjashtim kanë dalë kundër kësaj nisme pikërisht për shkak të mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë nismë, pa u njohur pavarësia e saj nga Serbia, raporton Evropa e Lirë.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate, kanë thënë se “nisma nuk do të jetë e suksesshme pa përfshirjen e të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, nisma të përfshihet në kornizat e iniciativave evropiane rajonale si dhe në këto takime të ketë prani të BE-së dhe SHBA-së”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












