Lajme
Parlamenti Evropian zgjat edhe për 1 vit vlefshmërinë e ‘Covid Green Pass’
Nga Parlamenti Europian ka mbërritur drita jeshile për të zgjatur edhe një vit vlefshmërinë e “Covid Green Pass”, deri në qershor 2023.
Kjo u miratua me 432 vota pro, 130 kundër dhe 23 abstenime në seksionin kushtuar qytetarëve të BE-së dhe me 441 po, 132 jo dhe 20 abstenime për qytetarët e vendeve të treta. Por për Gren Pass përfundimtare të dispozitës është e nevojshme një marrëveshje me qeveritë e BE-së.
Negociatat për të marrë miratimin përfundimtar do të fillojnë menjëherë, për të siguruar që rregullat të hyjnë në fuqi përpara skadimit të regjimit aktual të planifikuar për 30 qershor. Vendimi është marrë për të “siguruar që qytetarët e BE-së të përfitojnë nga e drejta e lëvizjes së lirë pavarësisht nga evolucioni i pandemisë”, nënvizon Parlamenti Evropian, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshimet e miratuara do t’u lejojnë gjithashtu vendeve të BE-së të lëshojnë certifikata në lidhje me llojet e reja të testeve josanitare. Në tekst, eurodeputetët u kërkojnë vendeve anëtare “të përmbahen nga kufizimet e mëtejshme të lirisë së lëvizjes për mbajtësit e certifikatave, përveç rasteve kur është rreptësisht e nevojshme”.
Nëse kufizimet rezultojnë të nevojshme “ato duhet të jenë të kufizuara dhe proporcionale në bazë të këshillave më të fundit shkencore nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Komiteti i Sigurisë Shëndetësore të BE-së”.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












