Lajme
Parlamenti Evropian, gati draftin për mbrojtjen e punëtorëve
Parlamenti Evropian në Strasburg debatoi të ardhmen e rrogave minimale në Evropë. Ligjvënësit ekzaminuan një marrëveshje të negociuar mes Parlamentit dhe Këshillit Evropian në qershor.
Një votim është planifikuar për të mërkurën, nga i cili pritet një rezultat pozitiv. Disa ligjvënës e cilësuan propozimin një sinjal të fortë në kohë krize.
“Kjo direktivë është një hap i rëndësishëm për të frenuar varfërinë që kemi në Bashkimin Evropian. Ka shumë njerëz që luftojnë për mbijetesë. Ata kanë qenë edhe përpara se të flisnim për inflacionin, apo për rritjen e çmimeve të energjisë. Ndaj është me rëndësi të bëjmë një ndryshim strukturor, nga i cili do të përfitojnë miliona qytetarë”, thotë Ska Keller, euro-deputete, nga të Gjelbrit.
Drafti mbi të cilin është rënë dakord synon të sigurojë që pagat minimale në vendet e BE-së të garantojnë standarde të pranueshme jetese për punëtorët. Ai do të aplikohet për të gjithë punëtorët me kontratë apo me marrëdhënie pune.
“Ky është fundi i një epoke. Për dekada me radhë vendet evropiane kanë konkurruar me njëri-tjetrin, ku punëtorët janë më të lirë, ku janë më të cenueshëm dhe ku janë avantazhet. Ky është fundi i një epoke ku konkurrenca matej me punë krahu të lirë dhe të cenueshme”, shprehet Klara Dobrev, euro-deputete hungareze, nga Social-Demokratët.
Sipas draftit, shtetet anëtare do të duhet të shqyrtojnë nëse pagat minimale ekzistuese janë të përshtatshme, duke marrë parasysh detyrimin për të vëzhguar nëse punëdhënësit aplikojnë rregullat e reja./ Reuters
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











