Parkimi i një automjeti në një aeroport të Zvicrës mund të jetë mjaft i kushtueshëm. Parkimi për një javë në varësi të vendndodhjes mund të kushtojë deri 200 franga.
Parkimi një javë në Aeroportin e Cyrihut kushton mesatarisht 182 deri 214 franga, siç tregon një krahasim zviceran nga Airhelp, shkruan albinfo.ch. Ku është më shtrenjtë?
Aeroport i Cyrihut: 182 deri 214 për një javë.
Aeroporti i Gjenevës: 120 deri 185 franga për një javë.
Aeroporti i Luganos: 115 për një javë.
St.Galen – Altenrhein: 110 për një javë.
Basel – Mülhausen: 82 – 110 franga për një javë.
Bernë: 50 deri 59 franga për një javë.
Grenchen: 21 deri 35 franga për një javë.