Lajme
Parashikimi i mediumit britanik rreth ndeshjes Kosovë-Maqedoni e Veriut
Kosova këtë të enjte me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Për këtë ballafaqim, portali britanik “sportsmole.co.uk” e ka favorizuar ekipin maqedonas për këtë takim.
Sipas këtij portali, kjo ndeshje do të përfundojë me rezultat 2:1 për Maqedoninë e Veriut.
“Dy ekipet kishin fillim të ndryshëm të kampanjës në Ligën e Kombeve, por këto rezultate bëhen të parëndësishme kur bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale të play-offit, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020. Kosova do të luajë pa disa lojtarë të rëndësishëm dhe të njohur. Prandaj, ne parashohim që Maqedonia e Veriut të fitojë dhe të avancojë në finalen e nëntorit në Ligën D. Ne themi: Maqedonia e Veriut – Kosova 2:1”, ka shkruar portali “sportsmole.co.uk”.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














