Lajme
OBSH: Festimet mund të kthehen në trishtim
OBSH paralajmëroi se festimet e Krishtlindjes mund të shndërrohen në zi, nëse njerëzit do të dështojnë në respektimin e masave antiCovid gjatë sezonit festiv.
Shefi i OBSH-së tha se numri i viktimave të pandemisë së koronavirusit po rritet dhe u kërkoi njerëzve të mendohen mirë për planet e tyre festive.
“Sezoni festiv është një kohë për t’u çlodhur dhe festuar, por festimet mund të kthehen në trishtim, nëse ne dështojmë të marrim masat e nevojshme. Ndërsa ju përgatiteni të festoni, në javët e ardhshme, ju lutem merrni masat për të mbajtur veten dhe të tjerët, të sigurt. Kjo mund të jetë dhurata më e mirë që mund të bëni, një dhuratë shëndeti…”, u shpreh shefi i OBSH-së.
Shefi i OBSH-së tha se ka pasur një rritje me 60 për qind të viktimave në shkallë globale gjatë gjashtë javëve të shkuara. Sidoqoftë, disa kontinente po përjetojnë sipas tij një valë vdekjeprurëse më të ashpër se të tjerë. Ka pasur një rritje prej rreth 100 për qind të numrit të viktimave për një javë në rajonin e OBSH-së për Evropën, gjatë gjashtë javëve të fundit, një rritje prej 54 për qind në kontinentet amerikane dhe 50 për qind në Afrikë.
Virusi vazhdon të qarkullojë. Pjesa më e madhe e botës është në rrezik – thanë ekspertët e OBSH-së. Sipas Michael Ryan, drejtor i emergjencave në OBSH, virusi është ende shumë i paparashikueshëm dhe kjo bën që situata globale të jetë e paqëndrueshme në aspektin epidemiologjik.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë










