Lajme
Paralajmërohet valë e re e COVID-19 në Kosovë, nëse nuk vaksinohet shpejt popullata
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se nëse nuk bëhet vaksinimi më shpejt i popullatës, atëherë është e mundur që vendi të përballet me valë të re të pandemisë deri në fund të vitit.
Sipas tij, në Kosovë një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve e kanë kaluar COVID-19, prandaj edhe situata ka qenë më e menaxhueshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
“Në Kosovë është e vërtetë që e kanë kaluar një numër jashtëzakonshmit i madh i njerëzve sëmundjen. Rrjedhimisht me këtë kanë një imunitet të caktuar. Mu për këtë arsye edhe situatën e kemi pasur më të kontrolluar sesa shumë vendet në rajon. Nëse do të kishim pasur sukses që deri në muajt e verës t’i vaksinonim 500 mijë njerëz, atëherë mendoj që pjesa tjetër e vitit do të ishte plotësisht e lirë vetëm me raste sporadike të Covid-19. Nëse vaksinimi nuk bëhet me një shpejtësi, atëherë është e mundur që të kemi sërish një ballafaqim me Covid-19 dhe pandeminë deri në fund të vitit”, ka thënë Tolaj.
Ai ka shtuar se diaspora nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve as nuk do të ndikojë në këtë drejtim me ardhjen e tyre gjatë verës.
“Nuk ka ndikuar ardhja e diasporës në Kosovë as vitin e kaluar, as gjatë verës dhe as gjatë pushimeve të fundvitit. Prandaj nuk pres që do të ndikojë këtë herë”, është shprehur Tolaj.
Mes tjerash, ai theksoi se janë vërtetuar një varg problemesh të shëndetit mendor tek ata që e kanë kaluar virusin, të cilat mund të jenë edhe afatgjata si: koncentrimi më i vogël, depresioni, harresa dhe çrregullimet e gjumit.
“Janë vërtetuar një varg problemesh të shëndetit mendor, të cilat mund të jenë edhe afatgjata dhe për të cilat janë shumë të thirrur të flasin profesionistë të kësaj fushe. Por po vërtetohet që me muaj të tërë COVID-19 ka lërë probleme në kuptim të koncentrimit më të vogël, të depresionit, të harresës, të çrregullimeve të gjumit e shumë aspekte të tjera, të cilat me siguri do të duhet të trajtohen në mënyrë adekuate që këta njerëz të mos kenë pasoja të vazhdueshme për një kohë më të gjatë”, ka thënë Tolaj në një intervistë për ekonomia online, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










