Lajme
Paralajmërim: Ndryshimet klimatike mund të rrisin rastet e vdekjeve
Ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë konfliktet në shtetet e brishta dhe të shkatërruara nga lufta. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Fondi Monetar (FMN)
Banka Botërore çdo vit rishikon një listë të vendeve të klasifikuara si shtete të brishta dhe të prekura nga konflikti, nga të cilat aktualisht janë 39 dhe 21 janë në Afrikë. Raporti i së mërkurës mbulon të 61 vendet që kanë qenë në listë që nga viti 2006, raportojnë mediat e huaja.
Ndryshimet klimatike përkeqësojnë trazirat ekzistuese, të vendeve të brishta që vuajnë nga lufta dhe konfliktet e përgjakshme, të tilla si uria dhe varfëria.
Vdekjet nga konfliktet si pjesë e popullsisë mund të rriten me afër 10% në vendet e brishta deri në vitin 2060, tha FMN, duke shtuar se ndryshimi i klimës mund të shtyjë edhe 50 milionë njerëz të tjerë në shtetet e brishta në uri deri në vitin 2060.
Udhëheqësit afrikanë kanë thënë se vendet më të pasura duhet të ofrojnë më shumë para për t’i ndihmuar ata të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe kalimin në energji më të gjelbër, duke pasur parasysh se shumica e vendeve afrikane kanë prodhuar një pjesë relativisht të vogël të emetimeve që shkaktojnë ngrohjen globale.
Ata pritet të përpiqen të arrijnë një pozicion të unifikuar negociues për klimën në Samitin Afrikan të Klimës nga 4-6 shtator, përpara samitit të klimës COP28 të OKB-së në Emiratet e Bashkuara Arabe që fillon në fund të nëntorit.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











