Lajme
Papa: Pjesëtarët e LGBTQI të pranohen në kisha
Papa Françesku deklaroi gjatë një interviste të dhënë për Associated Press se “të jesh homoseksual nuk është krim”.
Ati i Shenjtë kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti ato “të padrejta”, duke thënë se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë”.
Papa i bëri thirrje të gjithë peshkopëve katolikë që pjesëtarët e komunitetit LGBTQI+ të pranohen në kishë.
Në ndërkohë qi pranoi se disa peshkopë në vende të ndryshme të botës mbështesin ligjet për kriminalizimin e homoseksualitetit.
“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha Papa
“Butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”, i këshilloi ai peshkopët gjatë meazhit të dhënë gjatë intervistës.
Sipas të dhënave 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave kanë dhe aplikimin e dënimit me vdekje./Euronews
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













