Papa Leo XII, duke folur në katedralen në qytetin italian të Acerrës, kritikoi kompanitë që ndotin mjedisin përmes asgjësimit të paligjshëm të mbeturinave.
Në rajonin e Acerrës pranë Napolit, Mafia ka djegur mbeturina industriale toksike për dekada, duke çuar, ndër të tjera, në rritjen e shkallës së kancerit në popullsi, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, rreth 12,000 njerëz e përshëndetën Papën me mbërritjen e tij.
Në fjalimin e tij, Papa i bëri thirrje Kishës, institucioneve dhe publikut të bashkohen kundër shkatërrimit mjedisor, korrupsionit dhe indiferencës.