Lajme
Pandemia: ‘Gati e pamundur të mbash një restorant’
Covid-19 ka prekur gjithë botën. Që nga zanafilla e manifestimit të kësaj pandemie, ekonomia në gjithë botën është lëkundur.
Si rezultat i karantinimit dhe frikës nga pandemia shumë njerëz kanë ralluar drekat e darkat nëpër restorante, e këto të fundit kanë pësuar shumë.
Kuzhinierja izraelite, Einat Admony, e cila ka restorant në New York dhe është autore e librave të gatimit, ka shpresë për vitin e ardhshëm. “Ndryshimi po vjen”, thotë ajo. Edhe pse është detyruar të mbyllë përgjithmonë restorantin e saj gjatë pandemisë, Admony është akoma duke operuar në restorantet e saj të tjera.
“Unë me të vërtetë shpresoj se pronarët do të marrin ndonjë ndihmë nga qeveria, kështu që ata nuk do të kenë nevojë që qiratë e tyre të jenë kaq të larta dhe njerëzit në të vërtetë mund të hapin restorante dhe nuk do të duhet të paguajnë shumë. Për mua, ishte shumë e vështirë të kesh kaq shumë konkurrencë në New York, veçanërisht nga njerëzit që nuk vijnë nga industria”, ka thënë ajo.
Ajo prapëseprapë beson që e gjithë kjo do të përfundojë.
“Unë jam një person kaq optimist, dua të besoj se kjo do të përfundojë dhe do të jetë në rregull në fund. Shpresoj që deri në vitin e ardhshëm, bota do të kthehet ngadalë në normalitet”, ka shtuar ajo, shkruan Huffpost, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











