Lajme
Pamje spektakulare nga vullkani që derdhet në det
Shpertheu vullkani në ishullin Stromboli pranë Sicilisë, duke ofruar një pamje sa të frikshme, aq edhe spektakulare. Llava u filmua teksa derdhej në det nga rreth 750 metra lartësi. Autoritetet italiane thanë se llava arriti në bregdet për 26 sekonda nga momenti i shpërthimit, me një shpejtësi rreth 50 metra në sekondë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Bashkisë, Riccardo Gullo, u tha rreth 500 banorëve që jetojnë në ishull që të qëndrojnë në shtëpi, larg dyerve dhe dritareve për shkak se spostimet e ajrit të shkaktuara nga shpërthimi mund të thyejnë xhamat.
Shpërthimi i së dielës është i disati që ndodh që prej fundit të shtatorit, por deri tani nuk janë raportuar viktima apo të lënduar. Vullkani në fjalë është ndër më aktivët në botë dhe sipas Institutit Italian të Vullkaneve, shpërthimet e tij janë dokumentuar që nga lashtësia, nga burimet greke dhe latine.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














