Lajme
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit
Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024
Paga mesatare vjetore në Zvicër arriti në 87 mijë franga zvicerane gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me 81.500 franga sa ishte një vit më parë.
Sipas analizës së publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), paga mesatare përfaqëson vlerën që ndodhet në mes të të gjitha pagave të renditura nga më e ulëta tek më e larta. Kjo do të thotë se gjysma e punonjësve fitojnë më pak se kjo shumë, ndërsa gjysma tjetër fitojnë më shumë, transmeton albinfo.ch.
Shifra prej 87.000 frangash në vit përfshin si të ardhurat e personave të punësuar me pagë, ashtu edhe të vetëpunësuarve.
Rritja e pagës mesatare pasqyron ndryshimet në tregun zviceran të punës dhe nivelin e të ardhurave gjatë vitit 2025.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











