Lajme
Padia kundër ambasadorit Martin Berishaj shkon në Prokurorinë Themelore
Sipas mediave në Slloveni, Berishaj dyshohet se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” te politikani slloven, Robert Golob.
Agjencioni Kundër Korrupsionit ka dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzim penal kundër ambasadorit Martin Berishaj.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, ka thënë ai për KSP, përcjell Albinfo.ch.
Partia Demokratike e Kosovës sot ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas ngritjes së kallëzimit penal kundër tij nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Partia më e madhe opozitare kërkon që të ndriçohet rasti i ambasadorit Berishaj, që nga zbulimi i aferës korruptive për energji ku përflitej se ishte përfshirë ai.
Gjatë ditës edhe LDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili dyshohet si i përfshirë në një skandal të shpëlarjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.
Sipas mediave në Slloveni, Berishaj dyshohet se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” te politikani slloven, Robert Golob./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












