Kosova
Osmani për furnizimin me libra: Proces i komplikuar, të gjendet një mënyrë më efektive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur të komplikuar procesin e furnizimit me libra për këtë vit shkollor, ndërsa e pyetur se a ka aplikuar për t’u rimbursuar për blerjen e librave për vajzat e saj, Osmani ka thënë se me këtë pjesë është marrë bashkëshorti i saj.
“E kuptoj se ka qenë proces më i komplikuar, sepse për shumicën dërrmuese të prindërve deri më tani furnizimi me libra është bërë në ditën e parë të shkollës, pra kur fëmijët tanë kanë shkuar në shkollë, librat kanë qenë aty… Është bashkëshorti im i cili është marrë me libra. Unë me vajzat e mia jam marrë me pjesën e përgatitjeve dhe për t’u siguruar që janë lexuar të gjitha lektyrat e caktuara nga mësuesja. Që të lexojmë edhe libra shtesë. Pra, unë merrem me detyra, e me pjesën e furnizimit është marrë bashkëshorti”, është shprehur ajo në një prononcim për Kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Osmani ka thënë se “duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive”, kur u pyet nëse një metodë e tillë e furnizimit me tekste shkollore për nxënësit duhet të praktikohet edhe vitin e ardhshëm.
“Për shkak të vështirësive që kanë pasur familje të caktuara, duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive në mënyrë që fëmijët kur të shkojnë në shkollë, t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur, pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisur nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet”, ka deklaruar ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









