Kosova
Osmani: Disa shtete aleate kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se disa shtete aleate kanë konfirmuar përfshirjen e institucioneve më të larta shtetërore të Serbisë në sulmin e Banjskës, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka thënë se urdhri i sulmit ka ardhur nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
“Ka hetime të përfunduara edhe nga disa shtete aleate që kanë konfirmuar përfshirjen e institucioneve më të larta shtetërore serbe (në sulmin paraushtarak Banjskë). Kjo ka ndodhur patjetër me urdhrin e institucioneve shtetërore të Serbisë. Urdhri ka ardhur nga vetë presidenti serb, Vuçiq. Kjo është e dëshmuar”, ka thënë ajo.
Tutje, ka bërë të ditur se kanë marrë kërkesë nga aleatët që të presin edhe pak, duke shtuar se nuk i përjashtojnë mundësit që shumë shpejt do të dalin me konkluzionet rreth rastit.
“Neve na është thënë nga aleatët të presim edhe pak, sepse secili prej tyre i kanë procedurat e tyre të brendshme se kur i bëjnë publike rezultatet e hetimeve apo konkluzioneve. Asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të dalin me konkluzione të tilla, por mos harroni, ne jemi Kosova dhe ne i bëjmë vlerësimet tona. Ndërsa këto shtete i vlerësojnë ndryshe edhe kohën kur, ose interesat që kanë rajonale, apo raportet edhe me Kosovën dhe Serbinë. I kanë ata vlerësimet e tyre se kur është momenti i duhur”, ka thënë, ndër të tjera, Osmani në rtv 21.
Gjatë javës së kaluar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pret që së shpejti Policia dhe Prokuroria të dalin me raport mbi të gjeturat për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe kidnapimit të tre policëve.
“Për çështjen e sulmit terrorist në Bansjkë më 24 shtator, tashmë jeni njoftuar që Policia e Kosovës me Prokurorinë janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës. Patjetër unë shpresoj që shumë shpejt do ta dalin me rezultatet preliminare, kjo është edhe një ndër kërkesat që i kam adresuar edhe Policisë dhe Prokurorisë përmes Policisë, që sa më shpejt të kemi një raport preliminar mbi të gjeturat nga ky rast, por edhe nga rasti i kidnapimit të policëve. Do të thotë përgjegjësit kryesorë për hetim dhe për të ndërmarrë hapat e duhur se a do të dalin me raport për hetimet e tyre unë besoj që duhet t’i pyesni ata. Unë pres që ditëve në vijim që Prokuroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për këto dy raste jashtëzakonisht të rënda për Kosovën”, tha ai.
Kosova ka përpiluar një raport preliminar, të cilin ia ka përcjellë edhe Bashkimit Evropian. Më 9 tetor Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel ia ka përcjellë zyrtarisht BE-së raportin preliminar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak javësh tha se është e nevojshme të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosen sanksione Serbisë, në mënyrë që të mos përsëriten sulmet sikurse ai i shtatorit.
“Për të mos ndodhur kjo sërish, është i nevojshëm edhe konkluzioni i hetimeve të BE-së, KFOR-it, EULEX-it, SHBA-së, në njërën anë, dhe sanksionet ndaj Serbisë, në anën tjetër”, ishte shprehur Kurti.
Sulmi në Banjskë ka nxitur shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Deri sot janë identifikuar 38 terroristë që morën pjesë në sulm.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












