Lajme
Ora verore ndryshon këtë të diel, akrepat shkojnë 60 minuta para
Bëhet e ditur se natën ndërmjet të shtunës së 26 dhe të dielës së 27 marsit 2022 pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit, njofton albinfo.ch.
Akrepat e orës zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.
Pak kohë më parë Parlamenti Europian votoi për t’i dhënë fund ndërrimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë që aplikojnë prej dekadash. Veç shteteve që kanë përkrahur nismën për kursimin e energjisë, ka vende si Turqia dhe Rusia që aplikojnë një orë vjetore.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












