Kosova
Opera “Goca e Kaçanikut” shënon histori në Kosovë
Janë bërë më shumë se 10 ditë prej kur Opera e Kosovës ka nisur punën për ta inskenuar operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” të kompozitorit Rauf Dhomi. Me në krye regjisorin e shquar, Nikolin Gurakuqi, dhe dirigjent Edon Ramadanin, vepra e parë e këtij lloji në historinë e Kosovës vjen mbi gjysmë shekulli pas, prej kur është kompozuar. Trupa e përkohshme e Operës aktualisht po punon për t’i dhënë formë veprës madhore, përcjell albinfo.ch.
Historike është cilësuar opera “Goca e Kaçanikut” e Rauf Dhomit, e dhënë premierë të premten mbrëma në periferi të Prishtinës. Opera e parë e Kosovës është inskenuar për herë të parë në vendin e origjinës, pas premierës në Tiranë në vitin 1979.
Me libret të Ajmone Dhomit e Jusuf Buxhovit, “Goca…”, nën regjinë e Nikolin Gurakuqit, ka shpalosur identitetin kombëtar në artin që rrëfen histori nëpërmjet këndimit e lojës së muzikës. Kanë qenë 583 veta që kanë pasur rastin ta shohin atë në një sallë private në periferi të kryeqytetit. Shfaqja ka sjellë emocione që përcillen në libret, muzikë e lojë të balerinëve. Nga malet e Kaçanikut rrëfenjat historike, bazuar në veprën e Milto Sotir Gurrës, zbërthehen në skenën gjigante ku shpaloset flamuri kombëtar e me portretin e heroit Idriz Seferi në prapavijë. E adaptuar nga Edon Ramadani, i cili edhe është dirigjent i Orkestrës së Operës së Korit 90 për qind e kastës është vendore.
Trimëria e dashuria për vendin vijnë në rend të parë. Tradhtia është tjetër pjesë e rrëfimit që mposhtet ndaj dinakërisë e planeve për ta dërguar atë drejt nënshtrimit të armikut. Rolin kryesor, atë të Pafikës, e ka interpretuar mjeshtërisht sopranoja Adelina Paloja. I prin ecjes nëpër histori individuale e kolektive të popullit të Kosovës. Bëhet fjalë për një vajzë e cila shoshit të ardhmen dhe vret tradhtarin që mundohet t’u hapë rrugë osmanëve që ta pushtojnë vendin e saj. Me kostume shqiptare të përgatitura nga Vesa Kraja shfaqja masivizohet edhe me lojën e Baletit Kombëtar i Kosovës.
“Goca e Kaçanikut” e kompozuar gjatë viteve 1971-1972, erdhi si ngjarje historike për artin e kulturën dhe vendin në përgjithësi (Foto: Arben Llapashtica)
“Goca e Kaçanikut” e kompozuar gjatë viteve 1971-1972 erdhi si ngjarje historike për artin e kulturën dhe vendin në përgjithësi.
Akademik Rauf Dhomi ka qenë i emocionuar pas premierës. Ka pasur disa porosi.
“Kjo premierë për mua është më e ngrohtë, më për zemër. I shoh të gjithë të gëzuar. Është temë për këtë vend. Është një sugjerim për Qeverinë që në këtë sallë nuk është premiera kompakte. Si të martohet nusja në shtëpi të huaj. Kjo është shtëpi e huaj, nuk është teatër. Besoj se pas kësaj premiere do ta kemi së shpejti edhe shtëpinë, teatrin e operës”, ka thënë akademik Dhomi. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë ishte inskenuar në vitin 1979 si produksion i plotë. Por në Kosovë, një vit më herët ishte shfaqur në formë koncertale dhe me partitura të shkurtuara. Ishte prezantuar me rastin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nën dirigjimin e kompozitorit e dirigjentit të shquar të muzikës shqiptare, Mark Kaçinari.
Repriza e parë e “Gocës…” do të jepet të dielën mbrëma, përderisa planifikohet që shfaqja të rikthehet në vjeshtë e të jepet edhe në Shkup e Tiranë.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?