Lajme
OKB bën thirrje urgjente për ndalimin e luftimeve në Gaza
Krerët e disa organizatave të OKB-së dhe grupeve humanitare kanë lëshuar një thirrje të përbashkët për një armëpushim të menjëhershëm humanitar midis Izraelit dhe Hamasit.
“Ne përsërisim lutjen tonë për palët që të respektojnë të gjitha detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.
Deklarata u nënshkrua nga krerët e disa organeve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare bamirëse, duke përfshirë kreun e organizatës së ndihmës emergjente të OKB-së, OCHA, Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Programin e Zhvillimit të OKB-së, agjencinë e OKB-së për refugjatët (UNHCR), si dhe disa OJQ si p.sh. “Save the Children dhe “CARE International”, ndër të tjera, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Deklarata dënon vrasjen e tmerrshme të izraelitëve dhe marrjen e pengjeve nga Hamasi, si dhe hedhjen e raketave nga Gaza.
“Sidoqoftë, vrasjet e tmerrshme të edhe më shumë civilëve në Gaza është një shkelje, siç është ndërprerja e 2,2 milionë palestinezëve nga ushqimi, uji, ilaçet, energjia elektrike dhe karburantet”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











