Lajme
Ofensivë për uljen e çmimeve të medikamenteve, Biden në ‘luftë’ me kompanitë farmaceutike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nisur një ofensivë kundër kompanive ndërkombëtare farmaceutike, me synimin e vetëm për të ulur çmimet e medikamenteve.
SHBA, janë vendi me ekonominë më të avancuar në botë, por erdhe me çmimin më të lartë të ilaçeve, dhe për këtë arsye presidenti prezantoi listën me 10 barna që duhet të reduktojnë menjëherë kostot, raporton cnn përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për medikamentet më të zakonshme që trajtojnë sëmundje kardiake, diabetin, apo dhe artritin, për të cilat personat mbi 65 vjeç paguan më shumë se 3.4 miliardë dollarë në vitin 2022.
“Për shumë kohë, amerikanët kanë paguar për barna më shumë se çdo vend tjetër me ekonomi të zhvilluar. E teksa industria farmaceutike përfiton miliarda, mijëra njerëz vihen përballë një zgjedhje nëse duhet të paguajnë ilaçet apo ushqimet dhe gjërat e tjera të nevojshme. Këto ditë duhet të marrin fund”, deklaroi presidenti Biden.
“Menjëherë sapo të nisë implementimi i këtij plani, çmimet e barnave të caktuara në listë do të ulen për më shumë se 9 milionë të moshuar, që aktualisht paguajnë çdo vit më shumë se 6497 dollarë nga xhepat e tyre”, tha mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë.
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun Në sheshin kryesor të qytetit Thun, Kantoni i Bernës në një organizim festiv, shumë njerëz kalimtarë...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998