Lajme
OECD: Inteligjenca artificiale nuk ka shkaktuar ende mbyllje masive të vendeve të punës
Në të ardhmen inteligjenca artificiale (IA) do të ndikojë shumë në tregun e punës thotë një studim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Por, skenari i frikshëm nuk ka nisur ende të shfaqet në skenë.
Aktualisht përdorimi i IA-së është përhapur ende pak, prandaj deri në këto momente nuk ka pasur humbje të mëdha të numrit të vendeve të punës.
“Fuqia punonjëse e specializuar mirë është ndihmuar deri tani nga IA, dhe nuk është zëvendësuar prej saj. Deri tani ka pasur pak dëshmi për rënien e kërkesave për punonjës për shkak të IA-së”, thekson OECD.
Rreziku më i madh për punët e thjeshta
Inteligjenca Artificiale, ku bëjnë pjesë kryesisht sistemet digjitale që mësojnë vetë dhe që janë të lidhura në rrjet, shihet si teknologjia më e rëndësishme e shekullit të XXI-të.
Profesionet shumë të kualifikuara janë shumë të prekura nga përparimet që po bën IA.
“Në këto segmente vazhdojnë të merren gjithnjë e më shumë veta në punë se sa në profesionet me nivel të ulët kualifikimi”, thotë studimi.
Më shumë ndikim në cilësinë se sa në sasinë e punës
Përdorimi i IA-së është ende pak i përhapur, por teknologjia është duke u zhvilluar me hapa gjigante.
“Ndoshta për pak kohë mund të shfaqen efektet negative në fushën e punësimit”, pohon OECD-ja.
Aktualisht IA ka ndikuar më shumë në cilësinë e punës se sa në sasinë e saj.
“Sipas të dhënave të të punësuarve dhe punëdhënësve IA mund të reduktojë punët monotone dhe të rrezikshme”, shpjegojnë studiuesit.
Megjithatë edhe këtu ekzistojnë rreziqe: për shkak të automatizimit të detyrave të thjeshta mund të rritet intensiteti i punës dhe presioni për efektivitet.
Rreziqet e automatizimit janë në përgjithësi më të mëdha në punët që kërkojnë më pak kompetenca dhe kryhen kryesisht nga fuqia punëtore me moshë të re. Në Gjermani kjo pjesë punësh me rreziqe të mëdha automatizimi kap 28.7 për qind të të punësuarve. Mesatarja e OECD-së është më e ulët, pra 27 për qind.
Për shkak të këtyre rreziqeve dhe zhvillimit të madh kërkohet ndërhyrje e vendosur e politikës, sidomos sa i përket Ligjit për Punën.
“Pjesa më e madhe e vendeve të OECD-së kanë përgatitur strategji kombëtare për IA-në, të cilat shpesh vënë në përgjithësi theksin tek rëndësia e kompetencave, por jo gjithnjë propozojnë marrjen e masave konkrete për kualifikimin”, deklaron organizata.
Organizata mendon se bisedimet për vendosjen e tarifave dhe dialogu social janë të rëndësishme për të ndihmuar punonjësit dhe ndërmarrjet në kalimin tek IA.
“Dëshmi të reja tregojnë se e marrja e mendimit të punonjësve ka ndikim pozitiv në kushtet e punës dhe efektivitetin e saj”, thuhet në argumentimin e bërë.
Kjo shifër është më e madhe se vlera mesatare e shtatë vendeve të tjera të OECD-së që kanë marrë pjesë në nxjerrën e të dhënave, me 47 për qind. /Deutsche Welle/
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












