Lajme
OBSH thirrje vendeve të pasura të ndalojnë vaksinimin e fëmijëve
Vetëm 0.3 për qind e vaksinave kanë mbërritur në vende me të ardhura të ulëta, rreth 59 milionë doza të dërguara përmes COVAX
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje kombeve të pasura që të shtyjnë procesin e vaksinimit tek fëmijët e ato doza t’ia dërgojnë vendeve të varfra, teksa paralajmëroi se viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më vdekjeprurës.
“Në disa vende të pasura, të cilat blenë shumicën e stokut të vaksinave, po vaksinohen grupet që janë të një rreziku të ulët”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“E kuptoj përse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët, por në këto momente i bëj thirrje ta rivlerësojnë këtë vendim dhe t’ia dhurojnë ato doza COVAX-it”, shtoi ai.
COVAX synon të vaksinojë 20 për qind të popullatës së 92 popujve të varfra dhe shteteve në zhvillim që janë anëtarë të mekanizmit përpara fundit të vitit.
Vetëm 0.3 për qind e vaksinave kanë mbërritur në vende me të ardhura të ulëta, rreth 59 milionë doza të dërguara përmes COVAX.
Sipas një analize të pavarur të menaxhimit të pandemisë në mbarë botën, shtetet e pasura duhet të dhurojnë rreth 1 miliardë doza tek vendet me të ardhura të ulëta përpara 1 shtatorit për të devijuar rrjedhën e pandemisë me shpejtësi.
Vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 në 15 vjeç është miratuar në Kanada dhe SHBA.
Dr. Tedros theksoi se në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk ka pasur vaksina të mjaftueshme as për të imunizuar punonjësit shëndetësor ndërsa spitalet po tej mbushen me pacientë të sëmurë rëndë.
“COVID-19 ka marrë 3.3 milionë jetë njerëzish deri tani dhe jemi në rrugën që viti i dytë i kësaj pandemie të jetë edhe më vdekjeprurës se i pari”, paralajmëroi ai.
Sipas raportimit të përjavshëm të OBSH mbi pandeminë, kontinenti amerikan ka regjistruar 40 për qind të të gjitha fataliteteve nga COVID-19 gjatë javës shkuar, ndërsa India 30 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?