Lajme
OBSH paralajmëron rritjen e rasteve me “Eris”, variant i ri i Covid-it
Varianti më i ri i COVID, i cili tashmë njihet me emrin “Eris”, që lidhet me nënvariantin Omicron mund të shkaktojë një valë më të lartë edhe pse deri më tani infektimet nuk janë masive.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një variant që do të merret në konsideratë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar i ulët.
“Eris” po përhapet globalisht, ku përfshihen Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-ja. Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë.
“Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik i paraqitur nga variant i ri vlerësohet i ulët në nivel global”, njoftuan ata, duke shtuar se rreziku duket të jetë në të njëjtin nivel me variantet e tjera qarkulluese.
Profesoresha e kërkimit për këtë çështje, Christina Pagel, deklaroi se nuk ka prova që ky variant mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet.
Ajo vuri në dukje se rënia e imunitetit qoftë nga vaksinimet apo nga infeksionet e mëparshme mund të nënkuptojë se vala e “Eris” mori më shumë kohë për të arritur kulmin dhe për këtë arsye mund të jetë më e madhe, transmeton tch përcjell albinfo.ch.
OBSH renditi një sërë veprimesh që u rekomandoi shteteve anëtare t’i jepnin përparësi për të kuptuar më mirë largimin e antitrupave dhe ashpërsinë e variantit më të ri, përfshirë monitorimin e vazhdueshëm.
Javën e kaluar, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) publikoi një përditësim ku thuhej se “Eris” përbën rreth 15% të rasteve të infektimeve me Covid-19 në Angli.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













