Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Të infektuar vetëm 10 % e njerëzimit, të tjerët ende të rrezikuar nga corona
Rreth 10 për qind e popullsisë globale mund të jetë infektuar me coronavirus, ka thënë një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas mediave të huaja,Dr. Michael Ryan, kreu i emergjencave të organizatës, paralajmëroi se 90 për qind e botës ende mund të jetë në rrezik nga COVID-19.
Duke folur në një takim të bordit ekzekutiv të OBSH-së me 34 anëtarë duke u përqendruar në COVID-19 të hënën, Dr. Ryan tha se shifrat ndryshojnë nga zonat urbane në fshatra, dhe midis grupeve të ndryshme, por që në fund të fundit kjo do të thotë se “shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik”.
“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë rreth 10 për qind e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus”, citohet të ketë thënë ai.
“Kjo ndryshon në varësi të vendit, ndryshon nga zonat urbane në fshatra, ndryshon në varësi të grupeve. Por ajo që do të thotë është se shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik”.
“Tani jemi drejt një periudhe të vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet”.
Dhe sipas kësaj, vlerësimi do të arrinte në atë se më shumë se 760 milionë njerëz janë infektuar deri më tani, bazuar në popullsinë aktuale të botës prej rreth 7.6 miliardë.
Kjo tejkalon numrin e rasteve të konfirmuara si të vlerësuara nga OBSH dhe Universiteti Johns Hopkins – më shumë se 35 milionë në të gjithë botën.
Ai ka bërë të ditur edhe se OBSH ka paraqitur një listë të ekspertëve për të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar në Kinë për të hetuar origjinën e coronavirusit, për shqyrtim nga autoritetet kineze.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?