Lajme
OBSH: 180 lloje vaksinash anti-Covid, në zhvillim e sipër
Rreth 180 vaksina për të luftuar COVID-19 janë në zhvillim në gjithë botën, duke përfshirë 35 në testime njerëzore, tha sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai për gazetarët, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Duhet të përputhet me ambicien për t’u siguruar që sa më shumë persona të kenë qasje ndaj tyre”, shtoi Tedros.
E pyetur në lidhje me pretendimet e ndryshme për mbërritjen e vaksinave, kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan, tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













