Lajme
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga
Prona historike në Neuchâtel ka 10 dhoma, park privat 4.500 metra katrorë, plazh dhe shtëpi për varka.
Një nga pronat më të rralla rezidenciale në Zvicër është nxjerrë në shitje në kantonin e Neuchâtel. Bëhet fjalë për një vilë historike me dalje të drejtpërdrejtë në liqen, e cila ofrohet për 5.5 milionë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Prona përfshin një shtëpi me 10 dhoma dhe rreth 500 metra katrorë hapësirë banimi, ndërsa është rinovuar për herë të fundit në vitin 2018.
Një nga veçoritë më të spikatura të saj është qasja private në liqen, e shoqëruar me një shtëpi për varka, plazh privat dhe një park me sipërfaqe prej 4.500 metrash katrorë, një kombinim që haset shumë rrallë në tregun e pasurive të paluajtshme në Zvicër.
Përveç pamjes panoramike dhe ambientit të qetë, prona disponon edhe elemente të tjera luksoze, përfshirë një furrë tradicionale për pica, duke e bërë atë një rezidencë të veçantë për ata që kërkojnë privatësi dhe komoditet buzë ujit.
Sipas mediave zvicerane, prona me dalje të drejtpërdrejtë në liqen janë ndër më të kërkuarat në vend, ndërsa raste të tilla dalin shumë rrallë në shitje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













